LEN: Talat Xhaferi përgatit skenar për falsifikim të zgjedhjeve

Lajme Maqedoni

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim kanë braktisur takimin e
liderëve, informoi Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Ai tha se ata takimin e kanë braktisur pas largimit të kryeparlamentarit
Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ.
“Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me këndë ti ballafaqojmë
argumentet”, tha Mexhiti.
Ai tha se ata kërkojnë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
ngase kjo qeveri ka dështuar në premtimin kryesor për integrimin vendit.
“Kështu propozimi ynë për datë zgjedhjet të jenë 14 dhe 28 prill, pra më
28 prill jetë rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale
që të mos vijmë në momente që dikush mos t’i pranoj rezultatet”, tha
Mexhiti.
Sa i përket qeverisë teknike, ai tha se duhet të ketë, por që ministrat
duhet t’i takojnë opozitës shqiptare me qëllim që të krijohen kushte për
zgjedhje fer dhe demokratike.
Sa i përket anëtarit të KSHZ-së, Mexhiti, tha se këtë kryeparlamentari
Xhaferi po e zgjatë tërë kohën, pra një vit, dhe ka intencë që të mos
zgjedhet anëtarë dhe të mos jetë i kompletuar KSHZ-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *