Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

Bota Lajme

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare në orën 10:00.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre.

Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur një flakadan ngjyrë portokalli dhe blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *