Çfarë goditje nga Klitschko për Zelensky: “Ukraina po shkon drejt një sistemi autoritar, po bëhemi si Rusia!”

Bota Lajme

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko tha se Ukraina “po shkon drejt një sistemi autoritar”.

Këtë e bën të ditur gazeta Kyiv Independent, me vlerësimin se Klitschko i ka dërguar një kritikë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Në një moment, ne nuk do të jemi ndryshe nga Rusia, ku gjithçka varet nga teka e një njeriu”, tha Klitschko për Der Spiegel të Gjermanisë.

Kryebashkiaku i Kievit tha se Ukraina ishte praktikisht pa lidership dhe në kaos gjatë muajve të parë të sulmit rus dhe vlerësoi kryebashkiakët e qyteteve ukrainase për luajtjen e roleve kryesore udhëheqëse, “duke mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe duke mbështetur ushtrinë”.

Megjithatë, Klitschko beson se kryetarët e bashkive në kabinetin presidencial i shohin vetëm si një pengesë për centralizimin e pushtetit.

Pavarësisht se ishte kryebashkiak i kryeqytetit, Klitschko zbuloi se nuk kishte folur me Zelensky që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë.

Zyra e Zelenskit nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *