Shqipëria në grupin e ‘ferrit’, Duka: Jemi skuadër e mirë! Me të fortët bëhesh i fortë

Lajme Sport

Shqipëria njohu sot kundërshtarët e saj në Euro 2024; Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Pas përfundimit të hedhjes së shortit, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Tv Klan, kreu i FSHF, Armand Duka së bashku me gazetarin Blendi Fevziu komentuan pikërisht këto përballje të Shqipërisë, në atë që konsiderohet ndryshe si grupi i ‘ferrit’. Për Dukën, skuadrat kundërshtare janë padyshim të mira, por ai vlerëson se edhe kombëtarja shqiptare është në një moment të mirë dhe siç shprehet “të luash me të fortët bëhesh më i fortë”.

Armand Duka: E para unë jam shumë i kënaqur që Shqipërinë e sollëm këtu në finalet e kampionatit europian. Të gjithë ishim të ndërgjegjshëm që kur vjen në një event të tillë padyshim që ka vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *