Mexhiti, Kasami dhe Gashi, takohen me mërgimtarët e Zvicrës

Lajme Maqedoni

Treshja opozitare, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë vazhduar takimet me diasporën. Së fundmi kanë vizituar Biel/Bienne e Zvicrës, ku kanë takuar mërgimtarët shqiptarë në këtë vendbanim.

“Sonte patëm nderin të marrim pjesë në Biel/Bienne në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës së Flamurit. Ishte emocion i veçantë të dëgjosh fëmijët e mërgimtarëve duke recituar gjuhën e bukur shqipe prindërit e të cilëve janë lindur e rritur në Zvicër. Pas manifestimit u ndalëm të bashkëbisedojmë me mërgimtarë të shumtë. Biseduam për kontributin e vazhdueshëm të diasporës, për inkorporimin e kuadrove shqiptarë të shkolluar dhe përgatitur në Zvicër, mënyrat si mund bashkërisht t’i eliminojmë arsyet për të cilat shqiptarët vazhdojnë t’i braktisin vatrat e tyre. U ndamë të kënaqur për faktin se bashkimi i opozitës shqiptare në Lidhjen Europiane për Ndryshim ka lindur një shpresë gjithandej për ta sjell ndryshimin”, thuhet në njoftimin e LEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *