“Duam drejtësi”, thirrja prekëse e vëllait të Liridonës që u vra mizorisht

Bota Lajme

“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, kështu ka kërkuar nga shteti Leonard Ademaj vëllai i Liridona Ademaj gruas që vra me porosi nga burri i saj.

“Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi”, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka shprehur mirënjohje për qytetarët që kanë mbështetur ata dhe familjen e tij në këtë tragjedi.

“Përshëndetje, unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore. Në emër të familjes ju falënderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, ai ka thënë se është duke pritur përgjigje pozitive për zhvarrosjen e Lirdonës nga autoritetet kompetente.

“Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *