“15 policë largohen nga Maqedonia, ikin dhe i hedhin pasaportat”/KOSM dhe disa sindikata në protestë: Qeveria nuk ka “veshë” për kërkesat tona

Lajme Maqedoni

Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë mbajti protestë para Qeverisë si rezultat i, siç thonë, veshit të shurdhër të qeverisë ndaj kërkesave të sindikatave që protestuan këtë vit. Kryetari i KOSM, Marjan Risteski, u bëri thirrje partive në periudhën parazgjedhore, në programet e tyre politike, t’i zbatojnë kërkesat e sindikatave dhe theksoi se qeveria e ardhshme do të duhet t’i plotësojë nevojat e punëtorëve, në mënyrë që siç tha ai, të jetojnë një jetë normale.

Koordinatori Nacional në Sindikatat e Pavarur të Punëtorëve të Shëndetësisë, Bobi Bojçevski, bëri thirrje që të miratohet një lloj ligji transformues, i cili në praktikë do të ndryshojë kontratën e punëtorëve shëndetësorë dhe tregoi se ata do të vazhdojnë me kërkesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *