Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, transportohen në spital disa persona

Bota Lajme

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përshirë katin e dytë të shtëpisë së të moshuarve në Fier.
Disa të moshuar po transportohen me urgjencë në në spitalin rajonal të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i flakëve që u përhap me shpejtësi.

“Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *