SPB-Veles: Foshnja që vdiq, është dërguar pa shenja jete në Qendrën për Ndihmë Urgjente

Lajme Maqedoni

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles thonë se sipas raportimit nga Qendra për Ndihmë Mjekësore, foshnja që vdiq nga Negotina, është dërguar për ndihmë mjekësore, pa shenja jete.

“Dje në orën nëntë në DPB Negotinë, nga ana e Qendrës për Ndihmë Mjekësore është raportuar se tek ata, nga prindërit është sjellë një foshnjë disamuajshe pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, sqarohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *