Rusia lëshon 21 dronë dhe tre raketa gjatë natës drejt Ukrainës

Bota Lajme

21 dronë dhe tre raketa lundruese u lëshuan gjatë natës drejt Ukrainës nga forcat ushtarake ruse.

Dronët Shahed, prodhim Iranian, kishin si objektiv rajonin Hmelnitsk por u shkatërruan në ajër nga mbrojtja ukrainase.

Ndërkohë raketat e tjera, sipas Radio Europa e Lirë, u lëshuan drejt jugut të Ukrainës por dhe ato nuk shpërthyen pasi u shkatërruan. Deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme nga rënia e dronëve të shkatërruar dhe raketave.

Nga ana tjetër ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se një fregatë e flotë së saj në detin e zi lëshoi katër raketa drejt infrastrukturës ushtarake të Ukrainës por pa dhënë detaje mbi sulmin. Raketat lundruese, sipas marinës ukrainase u lëshuan nga rajoni i Herson, afër detit të Zi.

Territor ky që është nën kontrollin e rusëve. Në kundërpërgjigje të sulmit, edhe forcat ushtarake ukrainase lëshuan një dron drejt Moskës mëngjesin e kësaj të mërkure por që u rrëzua nga mbrojtja ruse. Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vijon prej afro 21 muajsh.

Ndërkohë NATO është zotuar se do të vijojë ndihmën ushtarake për trupat ukrainase dhe se nuk do ta ndërpresë deri në përfundim të konfliktit të armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *