Modelja ruse dhe e bija 15-vjeçare gjenden të vdekura në resortin turk, kërkohet ish-bashkëshorti

Bota Lajme

Një modele ruse dhe e bija e saj janë gjetur tragjikisht të ekzekutuara dhe të mbështjella me çarçafë pranë një resorti të njohur turistik në Bodrum të Turqisë.

Zbulimi i trupave të tyre të lidhur me litarë e të mbështjellë me çarçafë ka sjellë nisjen e kërkimit ndërkombëtar për 45-vjeçarin e dyshuar Andrey Kuslevich ish-bashkëshort i modeles.

Një video tregonte policinë vendase duke marrë trupat e 42-vjeçares Irina Dvizova, dhe bijës së saj Dayana në vilën e tyre në Bodrum, e gjithashtu gjurmet e lëna nga këpucët e një burri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *