LEN-it realizuan takime në Bunderstag, në fokus, tërheqja e investitorëve gjermanë

Lajme Maqedoni

Liderët e koalicionit opozitar LEN zhvilluan sot takim me deputetët e grupit parlamentar të CDU-së, me Manfred Grund, zonjën Heike Brehmer dhe zonjën Anja Karliczek, ish-ministre e Edukimit dhe Hulumtimit, si dhe me anëtarë të kabineteve të tyre. Takime të ngjashme u zhvilluan edhe me pjesëtarë të Dhomës Ekonomike Ndërkombëtare.

Sipas komunikatës ës LEN-it, fokusi i bisedave ishte thellimi i bashkëpunimit institucional dhe ndërpartiak midis grupit parlamentar të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe grupit parlamentar të CDU-së, në kuadër të paralamenteve përkatëse. Mirëpo vëmendje e veçantë iu kushtua temës së rritjes të numrit të turistëve gjermanë në Maqedoninë e Veriut dhe tërheqjes së investitorëve gjermanë. Po ashtu delegacioni i Lidhjes Europiane për Ndryshim prezantoi detajet e mundësive ligjore, zhvillimore dhe infrastrukturore të vendit, duke theksuar potencialin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *