Stoltenberg: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë, të dalin para drejtësisë

Lajme Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Kreu i NATO-s tha se përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësie, ndërsa ka bërë thirrje palëve të punojnë për uljen e tensioneve.

Ai ka porositur se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe pran kufirit me Kosovën nuk e ndihmon në qetësimin e situatës. Sipas Stoltenberg formimi i Asociacionit është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti Vuçiq tha se kur është fjala për hetimin e sulmit në Banjskë, ai ka një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, por se i kupton mirë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit.

Të dy zyrtarët e vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n, duke paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së stërvitjeve të përbashkëta ndërmjet ushtrisë serbe dhe NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *