Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg arriti në Shkup. Ai u prit nga ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Vizita e tij është në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vizitën zyrtare, siç është paralajmëruar, Stoltenbergu do ta fillojë në Qeveri, të pasuar me konferencë të përbashkët për media me nikoqirin e tij, kryeministrin Dimitar Kovaçevski.