Aleatët në NATO garantojnë për sigurinë e Maqedonisë së Veriu

Lajme Maqedoni

Aleatët në NATO garantojnë për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Në tre vitet e kaluara pas anëtarësimit tuaj në NATO keni parë më shumë investime të huaja, rritje të rritur dhe më shumë vende pune. Paqja dhe stabiliteti janë paraskusht për prosperitetin ekonomik, porositi sot në fjalimin e tij nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg, i cili është për vizitë dyditore në vendin tonë, nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut porositi se anëtarësimi në NATO është kufiri esencial dhe thelbësor drejt anëtarësimit në BE.

“Rruga drejt anëtarësimit në NATO ka qenë e gjatë dhe plot me sfida. Shteti juaj ka vendosur të jetë pjesë e NATO-s para 30 viteve. Rrugëtimi i këtillë kërkonte këmbëngulje, vendosmëri dhe përkushtim në reforma. Me inkurajim dhe vizion politik keni arritur kompromis historik me Greqinë. Marrëveshja e Prespës ka mundësuar anëtarësim në NATO. Marrëveshja e njejtë kontribuoi edhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore për një të ardhme më të mirë të popullit të Maqedonisë së Veriut. Në mars të vitit 2020, përfundimisht e keni arritur ambicjen tuaj dhe jeni bërë anëtarë të plotfuqishëm të NATO-s”, shtoi Stoltenberg.

Ai theksoi se është i bindur që anëtarësimi në NATO i Maqedonisë së Veriut është përshëndetur si dritë në errësirë. Siç tha, madje dhe në ditët e parë, përfirimet nga anëtarësimi për shtetin ishin të dukshme.

“Sot aleatët e NATO-s granatojnë për sigurinë në Maqedoninë e Veriut. Aleatët qëndrojnë krah për krah që të mbrojnë dhe të mbrohen nga të tjerët”, shtoi Stoltenberg. mb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *