Ministri Lloga priti femijët, ata interesohen për drejtësinë

Lajme Maqedoni

Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve, nxënësit e SHFK “25 Maji” – Çento, SHFK “Goce Dellçev” – Qendër, dhe fëmijët e të punësuarve në Ministri, e vizituan Ministrinë e Drejtësisë dhe u njohën me mënyrën e punës dhe funksionimin e këtij institucioni.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga priti fëmijët në zyrën e tij, u dha dhurata dhe i dëgjoi dëshirat dhe nevojat e tyre. Ai u tha se nuk duhet të jenë pasivë por aktivë në shoqëri. Të debatojnë me njëri-tjetrin, të tregojnë kur nuk janë dakord, të kenë empati dhe të jenë solidarë.

Fëmijët interesoheshin për drejtësinë, për të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe për shumë tema interesante që lidhen me sistemin juridik.

Për të siguruar mbrojtje më të mirë të fëmijëve, është i nevojshëm veprim i përbashkët i të gjitha institucioneve kompetente, si dhe ndërmarrja e detyrimeve dhe përgjegjësive që janë të parashikuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Fëmija gjithmonë mund t’ua mësojë të rriturve tre gjëra: të jenë të lumtur pa arsye, të jenë gjithmonë të zënë me diçka dhe të dinë se si, me forcat e tyre, të kërkojnë atë që duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *