Në ditën ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave në komunikacion, ekspertët rekomandojnë që përfundimisht të dalin në dritë dy tragjeditë më të mëdha të komunikacionit “Llaskarca” dhe fatkeqësia e autobusit në Bullgari në Struma. Seancat gjyqësore zhagiten me vite dhe akoma nuk ka një përfundim për ndriçimin e këtyre rasteve.
Për fat të keq, kjo është një padrejtësi që pasqyrohet në të gjitha raportet që Maqedonia e Veriut ka marrë nga KE.
Inxhinjeri I komunikacionit, Igor Mitrevski, thotë se institucionet shtetërore deri më tani janë sjellë në mënyrë jo aktive ndaj këtyre dy rasteve si Llaskarca dhe Struma ku ka pasur një numër të madh të viktimave.
Sipas tij këto dy raste duhet të jenë në fokus të institucioneve shtetërore dhe përfundimisht të ndriçohen si raste.