Kaosi në Kuvend, Rama: Politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, tanimë kanë prekur fundin

Bota Lajme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin e krijuar në Kuvend këtë të hënë.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *