Shqipëria kualifikohet në Euro 2024, barazon me Moldavinë

Lajme Sport

Hallo Deutschland, ne po vijmë! Shqipëria e kreu detyrën e saj duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në një Europian.

Kualifikimi mund të ishte më i bukur. Shqipëria ishte në avantazh prej 87 minutash me golin e Cikalleshit, por u barazua në fund. Megjithatë matematikisht na favorizon ne.

Një pikë, aq mjaftonte për shijuar Gjermaninë. Do të jemi në Euro 2024 me një skuadër që luan bukur dhe shënon. Ndeshja e së hënës përballë Ishujve Faroe në “Air Albania” do të jetë vetëm festë.

Berlin, po vijmë!

FORMACIONET

MOLDAVIA: Railean, Posmac, Baboglo, Craciun, Reabciuk, Revenco (Cojocaru), Motpan, Rata (C), Caimacov, Postolachi, Nicolaescu (Stina)

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Seferi, Asani (Muja), Bajrami (Gjasula), Cikalleshi (Daku)

ARBITËR: William Collum (Skoci) Anësorë: Francis Connor, David McGeachie / VAR: Andrew Dallas

STADIUMI: Zimbru (Kishinjev)

Ndeshja minutë pas minute

90’ + 4 – Mbyllet sfida Moldavi 1 – 1 Shqipëri! Jemi në Europian.

90’ + 1 – Largohet Asani për Mujën.

90’ – 4 minuta shtesë.

87’ – Barazon Moldavia. Shënon Baboglo.

86’ – Etrit Berisha bën mrekullinë. Pret një goditje shumë pranë tij. Një pritje që vlen një gol.

83’ – Asani godet fort, por portieri pret.

82’ – Ylber Ramadani pëson një goditje pranë zonës së Moldavisë. Zonë e rëndësishme për të provuar një goditje të fortë.

79’ – Zëvendësim në mesfushë. Largohet Bajrami, në vendin e tij Gjasula.

75’ – Dy zëvendësime për Moldavinë. Largohet Nicolaescu, futet Stina. Largohet edhe Caimacov dhe futet Cojocari.

74’ – Spektakël Asani-Bajrami. Numri 9 nxjerr një top të bukur për Bajramin. Ky i fundit tenton goditjen, por topi shkon lart traut të mbrojtur nga portieri moldav.

73’ – Taulant Seferi sa pranë golit. Godet, por devijimi i portierit e çon në traversë topin.

70’ – Asani i rrëzuar në tokë kërkon ndalimin e lojës, por asnjë nga Moldavia nuk e nxjerr në rivënie anësore. Si rrjedhojë krosohet një top, që largohet nga një mbrojtësi yni në rivënie këndi.

66’ – Postalachi tenton roveshatën, por i gatshëm aty Berisha.

65’ – Goditje e fortë nga jashtë zone. Topi i Ramadanit del jashtë.

62’ – Mitaj luan bukur me topin pasi e rikuperon. Jep një top për Seferin. Ky i fundit kroson për Dakun. Topi i sulmuesit shkon në duart e portierit moldav.

61’ – Zëvendësim për Shqipërinë. Largohet autori i golit, Sokol Cikalleshi dhe futet Mirlind Daku.

60’ – Tjetër aksion i rrezikshëm i Moldavisë. Topi është në zonën tonë, por Berisha e zotëron duke shmangur çdo gjë.

58’ – Godet topin Asani pas një kundërsulmi. Topi përplaset në dorën e një mbrojtësi moldav. Arbitri nuk jep asgjë. Kjo i jep mundësinë Moldavisë të organizohet. Krijon një sulm të rrezikshëm, por topi shkon në rivënie fundore.

55’ – Nicolaescu godet fort jashtë zone. I gatshëm Etrit Berisha. Goditje këndi për moldavët që nuk krijon probleme për Shqipërinë

50’ – E ashpër Moldavia këtë pjesë të dytë. Mundohet të depërtojë në krahë, por e ka të pamundur. Shqipëria mbron mirë avantazhin!

46’ – Zëvendësim tek Moldavia. Largohet Revenco, futet Cojocaru.

45’ – Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë Moldavi-Shqipëri. Kuqezinjtë janë vetëm 45 minuta larg Gjermanisë. Cikalleshi shënoi në minutën e 25 falë një penalltie të fituar nga Seferi. Lojë e qetë nga Shqipëria që zotëron topin dhe del në kundërsulm. Edhe mbrojtja ka mbyllur rastet e rrezikshme të moldavëve.

45’ + 2 – Mbyllet pjesë e parë.

43’ – Kros i Moldavisë drejt zonës sonë. Kontrollon topin Berisha.

40’ – Goditje nga distanca Nedim Bajrami. I pasigurtë portieri Railean megjithatë kalon rreziku.

34’ – Cikalleshi rikuperon një top në mesin e fushës. Pason për Asanin. Ky i fundit fut një top në zonën e Moldavisë, por largon aty mbrojtja.

31’ – Kontakt në zonën e Shqipërisë. Arbitri jep faull në dëm të Moldavisë. Kalon rreziku.

26’ – Rrezikshëm moldavët. Insistojnë pas pësimit të golit, por në gatishmëri mbrojtja shqiptare.

26’ – Rrezikshëm moldavët. Insistojnë pas pësimit të golit, por në gatishmëri mbrojtja shqiptare.

24’ – Gooooool! 0-1 Shqipëria. Udhëheqim në Kishinjev falë një goli me penallti nga Cikalleshi. E fitoi Taulant Seferi.

23’ – Penallti për Shqipëri!

22’ – Shqipëria fiton goditjen e parë të këndit. Topi shkon në kokën e Ismajlit, por goditja drejt portës është shumë e gabuar.

15’ – Rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes. Është Nicolaescu sulmuesi i Moldavisë që goditi në portë, por në gatishmëri Berisha.

10’ – Karton i verdhë edhe për kapitenin e Moldavisë, Rata. Ndërhyri keq ndaj mesfushorit Ramadani.

8’ – Karton i verdhë për Mitajn. Ndëshkohet herët mbrojtësi kuqezi.

6’ – Asani jep një pasim brenda zonës, por largojnë mbrojtësit moldavë.

5’ – Lojë e barabartë deri më tani. Kombëtarja shqiptare ka zgjedhur të qëndrojë në mbrojtje dhe pret të kapë kundërshtarin në vështirësi. Megjithatë deri më tani duket se dy skuadrat po “njohin” njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *