Protesta e gazetarëve para gjykatës civile

Lajme Maqedoni

Puna jonë është për publikun, jo për kolegët tanë, Gazetaria në goditje, Jemi të bashkuar, Gjyqësori modular dhe Të dënuar për të vërtetën, ishin disa nga parullat me të cilat gazetarët mbajtën protestë para Gjykatës Civile Shkup për shkak të aktgjykimit për Laboratorin e Gazetarëve Hulumtues (IRL). Protesta organizohet nga Shoqata e Gazetarëve dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë. Biljana Nasteska-Kallanoska nga SHGM në protestë tha se do të dërgojnë kërkesë tek gjyqtarët në gjykatën civile dhe të Apelit për mirëkuptim dhe seriozitet më të madh, vigjilencë në procedurat dhe paditë kundër gazetarëve dhe mediave në vend.

“Kërkojmë me shumë seriozitet të merren parasysh vendimet e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë, si dhe vendimet e Këshillit të Nderit në drejtim të besueshmërisë dhe integritetit të gazetarëve dhe mediave në vend”, tha Biljana Nastevska Kallanoska, SHGM.

“Të gjithë jemi IRL, të gjithë jemi Sashka Cvetkovska, kjo është për të gjithë ne. Vendim skandaloz i gjykatëses, vendim skandaloz i gjykatës, diçka që përsëritet me vite. Përsëritet sërish aktgjykimi për 27 prillin, ku edhe gjykata vlerësoi se kolegët që ishin në Kuvend nuk mund të vërtetonin se ishin gazetarë. A mëson gjykata diçka nga historia, nga e kaluara?”, tha Sead Rizvanoviq, gazetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *