“Mora fjalë…”/ “Këmba e artë” e Cikalleshit, ngre peshë zemrat e çdo shqiptari! Tifozët ia marrin këngës nga tribuna

Lajme Sport

Tifozëria kuqezi sot është më e zjarrtë se kurrë, për të suportuar deri në fund Kombëtaren e zemrës.

Ndërsa Shqipëria shënoi golin e parë në përballjen me Moldavinë, duke u afruar kështu një hap më pranë ‘rrëmbimit’ të trepikshit dhe kualifikimit në Euro 2024, tifozët tejet entuziastë vijojnë të përcjellin gjatë gjithë rrugës me ovacione çunat e kombëtares, duke u rigjeneruar kështu energjitë që ata shpenzojnë në fushën e blertë.

“Këmba e artë” në atë ekzekutim fantastik të Cikalleshit ka çuar peshë zemrat e çdo shqiptari, duke na e bërë edhe njëherë të qartë se Euro 24 nuk është thjesht një ëndërr.

Për më tepër, këtë ‘finale’ të parakohshme të kuqezinjëve mund ta ndiqni në Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *