Më plis në Gjermani! Shqipëria kualifikohet në Euro 2024, nis festa kuqezi

Lajme Sport

Shqipëria është kualifikuar në Europianin e vitit 2024, e cila do të mbahet në Gjermani.

I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria merr pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024

Sa i takon kronikës së ndeshjes, ishin moldavët që dhanë shkëndijen e parë të ndeshjes në minutën e 16-të me Nicolaescun, por Berisha priti mjaft mirë në pozicion. Tetë minuta më pas do të vinte edhe momenti vendimtar për kuqezinjtë, me Taulant Seferin që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë u paraqit Sokol Cikalleshi që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Sakaq, katër minuta nga fundi, Bajrami tentoi nga distanca por portieri moldav priti në dy kohë.

Fraksioni i dytë nisi me një goditje të Seferit nga distanca, por sulmuesi nuk e gjeti kuadratin. Nga ana tjetër, Nicolaescu provoi një goditje të fortë, por Etrit Berisha priti mjaft mirë dhe largoi topin në këndore. Në minutat që pasuan, një mundësi e mirë u shfaq për Dakun dhe më pas për Asanin që tentoi nga një goditje dënimi. Megjithatë, në fund, moldavët barazuan me Baboglo, por që nuk prishën festën e Shqipërisë që mori pikën që duhej për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Në sheshin “Skënderbej” goli i shënuar nga Cikalleshi është pritur me ovacione nga tifozat kuq e zi, të cilët janë mbledhur të ndjekin ndeshjen.

Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Sa i takon formacionit, në portë po qëndron titullari Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj, në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami, në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *