Afro 4 mijë qytetarë nga Maqedonia këtë vit kanë gjetur punë në Slloveni, oferta sllovene vazhdon

Lajme Maqedoni

Në periudhët e 10 muajve të parë të vitit janë dhënë leje qëndrimi për punë për 3.688 qytetarë të Maqedonisë së Veriut në Slloveni, bëri të ditur drjetorja e Entit për Punësim e Sllovenisë, Greta Metko. Ky numër është për 40.3% më I lartë se për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përshtypjet nga manifestimi I fundit “Jetesë dhe punë në Slloveni”, janë shumë pozitive. Drejtoresha e Entit për punësim, Greta Metko, sqaronë se pse Sllovenia vendosi të mbajë një manifestim të tillë në Maqedoni.
“Gjatë këtij viti kemi organizuar manifetime të tilla në vende të ndryshme. Për shkakë të kërkesës së madhe të tregut të punës në vendin tonë, vendosëm që një manifetim të tillë të organizojmë edhe në Maqedoni. Qëllimi kryesorë është që atyre që kërkojnë punë tu mundësohet që të kenë informacione të besueshme për jetesën dhe punësimin në Slloveni”, deklaroi Greta Metko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *