ASH-ja do i shqyrtojë dilemat nëse do mbesë në Qeveri, Grubi e konsideronë një aletë të mirë

Lajme Maqedoni

Ndonëse kreu i ASH-së Arben Taravari dje për herë të parë paralajmëroi se në parti do të flasin për daljen e mundshme nga Qeveria, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi shprehet se koalicioni me ASH-në është i shkëlqyer. Sipas Grubit, bashkëpunimi madje duhet të vazhdojë edhe më tej, pse jo edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët i kemi të shkëlqyera. Me tre ministrat, me zv.ministrat, me drejtorët me zv.drejtorët dhe na bashkon ideja e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, duke i avancuar këto përpjekje të përbashkëta edhe në ndonjë bashkëpunim të mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Nuk shoh ndonjë arsye, nuk e di kontekstin që z.Taravari e ka thënë por jemi një muaj dy para Qeverisë teknike në të cilën do të fillojmë përgatitjet për zgjedhje”, Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, daljen nga Qeveria e përmendi duke folur për moskalimin në Kuvend të Ligjit për Amnisti, që e miratoi qeveria por nuk e votuan deputetët e LSDM-së, gjë të cilën Taravari e quajti poshtëruese.

“Ne vërtetë kemi dyshimet tona a duhet vazhduar apo s’duhet vazhduar në Qeveri, sidomos pas ligjit për amnisti ku ndodhi një tradhti që një ligj i cili ishte propozim i Qeverisë, nuk u votua nga deputetët e LSDM-së, ne kemi dyshime por nuk i kemi biseduar për shkak ndryshimeve kushtetuese. Nga fundi nëntorit fillimi dhjetorit ne duhet ta marrim vendimin definitiv a vazhdojmë në Qeveri apo bëhemi opozitë”, pohoi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *