Ligji për lehtësimin e marrjes së kartës blu në Gjermani hyn në fuqi më 18 Nëntor. Në komunikimin e përjavshëm të të martave me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Bahri Cani nga “Deutsche Welle” shpjegon se karta blu do të lehtësojë bashkimin familjar si dhe shoferët profesionistë nuk do të kenë nevojë të flasin gjuhën gjermane.
Kjo është pjesë e njjë plani masash që Gjermania po ndërmerr për të plotësuar 700 mijë vende pune të mbetura bosh. Në Mars dhe në Qershor 2024 do të vijojnë hapat e tjerë për lehtësimin e bashkimit familjar edhe për prindërit apo vjehërrit.
Duke qenë se Gjermania kërkon që të tërheqë sa më shumë punëtorë të kualifikuar, Cani shpjegon edhe se cilët do të kategorizohen të tillë.