Tragjedi në futbollin shqiptar. Sulmuesi i “Egnatia”, Raphael Dwamena, humbi jetën pasi pësoi një atak në zemër gjatë mesit të pjesës së parë të ndeshjes së ekipit të tij kundër Partizanit.
Sikurse duket në këto pamje, ai ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës, teksa për t’i dhënë ndihmën e parë kanë shkuar shokët e skuadrës si dhe stafet mjekësore të të dy klubeve. Por edhe nga mjekët e pranishëm në ambulancën që ndodhej në stadium.
28-vjeçari nga Gana është transportuar menjëherë në spital, por mesa duket zemra e tij nuk e ka përballuar goditjen e marrë gjatë ndeshjes.
Raportohet se Dwamena vuante nga problemet në zemër prej disa vitesh. Ai madje i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje për të vendosur një defibrilator, pajisje që do t’i mundësonte rregullimin e rrahjeve të zemrës.