BDI: Raporti i KE-së dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt BE

Lajme Maqedoni

Raporti i KE-së konfirmon se edhe përkundër obstruksioneve nga ana e opozitës, Maqedonia përmbush kushtet për vazhdimin e rrugës drejt BE-së, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Siç theksojnë nga partia në pushtet, në 81% të kapitujve kemi progres dhe në asnjë kapitull nuk ka kthim prapa.

“Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet Raportin e Komisionit Europian ku konfirmohet se edhe përkundër obstrukcioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, finansiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Europian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht partitë opozitare të cilat po bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën europiane të vendit. Shënohet progres i madh gjithashtu për arsye se Bashkimi Europian shpalli Pakon për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe me këtë plan, vendi ynë ka në dispozicion një miliardë euro dhe duke vazhduar me reformat dhe procesin e integrimit, pas pesë muajve do të kemi transferimin e parë nga kjo Pako e re”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *