Ka tre vite që presin zgjidhjen e problemeve, por askush nuk po i zgjidh. Kanë biseduar me ish-drejtorë dhe drejtorë aktualë të Drejtorisë për Librat amë, ministra aktualë dhe ish-ministra, por asgjë nuk ka ndryshuar. Kërkesa për rritje të pagave 30 për qind nuk është plotësuar, ndaj thonë se nëse askush nuk i thërret në mbledhje dhe nuk plotësohen kërkesat, do të detyrohen të riaktivizojnë grevën e pezulluar dhe të nisin protestat, me bllokimin e rrugëve në të gjithë Shkupin. Pohojnë se Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë kanë premtuar se nga viti 2023 do të sigurohen mjete për rritjen e pagave të tyre me 30 për qind, por kjo nuk është arritur deri më sot.
