Një person ndërroi jetë pas zjarrit në Trebenishtë të Ohrit

Lajme Maqedoni

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në një shtëpi në fshatin Trebenishtë të Ohrit.

Komandanti i Njësitit territorial kundër zjarreve të Ohrit, Borko Jankulloski deklaroi se mëngjesin e sotëm në orën 08:25 në Njësinë kundër zjarreve është raportuar se është shkaktuar zjarr në një objekt në Trebenishtë ku në vendin e ngjarjes janë dërguar pesë zjarrfikës me dy vetura intervenimi.

Objekti gjatë arritjes së Ekipeve të zjarrfikësve ishte përfshirë plotësisht nga flakët me çka janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta, ndërsa në shtëpi ka pasur edhe një trup të një personi të djegur. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *