Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë Tiamo nga Shkupi me aktivitet kryesor, përpunimin dhe konservimin e mishit. Është një nga qindra kompanitë që Qeveria i mbështet përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve, i cili synon të stimulojë kompanitë vendase për të investuar në vendin tonë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
