Ali Ahmeti i ofron Arben Taravarit pozitën e kryeministrit të parë shqiptar?

Lajme Maqedoni

Jozyrtarisht, burime të TV21 thonë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka propozuar kreut të ASH-së, Arben Taravari, që ky i fundit të bëhet kryeministër në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie. Të njëjtat burime tregojnë se Taravari ka mëdyshje shkaku i obligimeve që ka si kryetar i komunës së Gostivarit, gjë për të cilën mori besimin e qytetarëve.

Respektivisht, thuhet se BDI i ka propozuar ASH-së që të marrë funksionin e kryeministrit të parë shqiptar, në këmbim që ASH të mbetet pjesë e të ashtuquajturit Front Evropian, me çka koalicioni aktual qeverisës do të dilte bashkërisht në zgjedhje, gjë për të cilën Taravari dhe ish kreu i ASH-së, Ziadin Sela, së fundmi thanë se janë kundër, gjegjësisht deklaruan që ASH do të shkojë vetëm në zgjedhje.

Burime të njëjta thonë se në LSDM ka pakënaqësi në lidhje me këtë propozim. Sipas të njëjtave burime, nga LSDM duan që zgjedhjet presidenciale të përfundojnë pa sukses, respektivisht të mos ketë census, me çka kreu aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi do të ushtronte detyrën e presidentit, ndërsa propozimi për kryeministrin e parë shqiptarë në 100 ditët e fundit të Qeverisë të bie, konkretisht me Qeveria deri në fund të këtij mandati të udhëhiqej nga LSDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *