Subvencionimi nuk arrin të mbulojë nevojat e përditshme të studentëve

Lajme Maqedoni

Kumtesë për Media Nga Kuvendi Studentor UNT Deri te Ministria e Arsimit de Shkencës RMV

Të nderuar, Kuvendi Studentor Universitar pranë Universitetit “Nēne Tereza” Shkup, me këtë kumtesë dëshiron të shprehë kërkesën tonë të ndjeshme në lidhje me subvencionimin e studentëve. Ne kemi përvojë të ngarkuar me shqetësimet e studentëve dhe besojmë se është koha për ndryshime thelbësore. Subvencionimi aktual është shumë i kufizuar dhe jo i përshtatshëm për realitetin e studentëve tanë. Ky sistem shihet si një akt qesharak nga ana jonë, pasi nuk arrin të mbulojë nevojat e përditshme të studentëve në një mjedis me inflacion të lartë. Shuma e ofruar prej 140 denarëve është e pamjaftueshme për të siguruar ushqimin bazik dhe kënaqësinë e studentëve tanë.

Ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV të rishikojë ligjin aktual dhe të kthehet te forma e vjetër e shfrytëzimit të vlerës monetare për studentët. Gjithashtu, është e domosdoshme të rritet shuma e subvencionimit në përputhje me rritjen e inflacionit dhe kushtet aktuale ekonomike. Ne shpresojmë se kjo kërkesë do të merret seriozisht në shqyrtim dhe se do të gjejë një zgjidhje të favorshme për të gjithë studentët tanë. Ju lutemi të na përgjigjeni sa më shpejt me një zgjidhje që do të lehtësojë barrën e studentëve dhe do të ndihmojë në sigurimin e një arsimi më të mirë. Me respekt, Kuvendi Studentor Universitar “Nēne Tereza” – Shkup RMV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *