Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se ish-kryeminiatri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në Maqedoninë e Veriut, për t’u përballur me organet e drejtësisë. Kovaçevski tha se nuk ka asnjë komunikim me organet e drejtësisë.
“Rreth kthimit të ish kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, vlerësoj se është temë e deklasuar në atë aspekt që për të fillimisht ka fletarrest për t’u kthyer në Maqedoni dhe ai duhet të kthehet, duhet të kthehet për t’u përballur me drejtësinë, sipas ligjeve të Maqedonisë dhe sipas asaj që është vendosur nga organet e pavarura të gjyqësorit”, tha mes tjerash Kovaçevski.