Kovaçevski: Vendosja e hartave të Shqipërisë së madhe 145 vite me vonesë

Lajme Maqedoni

Vendosja e hartave të Shqipërisë së Madhe është të paktën 145 vjet me vonesë dhe jorelevante. Pas hyrjes në NATO, për shtetin tonë relevante janë hartat e vendeve anëtare të NATO-s dhe të Evropës së bashkuar me fillimin e negociatave me BE-në, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me hapjen e Muzeut të UÇK-së këtë fundjavë në Sopot të Kumanovës, në të cilin është ekspozuar edhe harta e Shqipërisë së madhe.

Sipas Kovaçevskit, hartat të tilla të ngjashme i ka tekstualisht çdo shtet në Ballkan.

“Ajo që për këtë rast është karakteristike, nga ajo që e kam si informacion është se bëhet fjalë për pronë private, ku është zhvillura kjo ngjarje dhe kjo sigurisht i nënshtrohet disa vendimeve ligjore sepse nëse bëhet fjalë për pronë shoqërore miratim do të duhet të japë komuna, por ajo nuk ka pasur informacion për të njëjtën. Atë që ne e kemi sot si shoqëri, aspak nuk i bën relevante hartat e tilla, sepse pas vitit 2001, pas hyrjes në NATO, ne në shtetin tonë kemi harta të tjera që janë relevante, ajo është harta e shteteve anëtare të NATO-s dhe me fillimin e negociatave me BE-në, harta që ne do ta kemi, dhe shpresoj të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është harta e një Evrope të bashkuar. Dhe kjo është e vetmja gjë që duhet të bashkojë të gjithë Ballkanin. Gjithçka tjetër është, them edhe një herë 145 vjet me vonesë”, thotë Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë Birraria Shkup së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në fundjavë, në fshatin Sopot të Kumanovës, e hapi Qendrën Memoriale të UÇK-së, para hyrjes së të cilës është vendosur pllakë mermeri me hartën e Shqipërisë së madhe, që shkaktoi një sërë reagimesh në opinion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *