Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) plotësisht e kanë rrethuar qytetin e Gazës dhe kanë mbërritur deri në det, me çfarë Rripi i Gazës është ndarë në veri dhe jug, deklaroi në brifing zëdhënësi i armatës, gjenerali i brigadës Daniel Hagari.
Edhe shefi i i Shtatmadhorisë së Armatës Izraelite, Herzi Halevi, mbrëmë deklaroi se armata është e gatshme “në çdo moment të fillojë ofensivë në veri”, ku Izraeli kufizohet me Libanin dhe javëve të fundit lufton çdo ditë kundër sulmeve me raketa të grupit militant libanez.
“Forcat e IDF-së nga brigada këmbësorike Golani sot e rrethuan qytetin e Gazës, mbërritën në det dhe mbajnë pozicione. Qyteti i Gazës gjithashtu është rrethuar nga jugu, dhe në fakt tani ka një veri të Rripit të Gazës dhe një jug. Ende ekziston korridori nëpër të ciëin banorët nga veriu i enklavës dhe Gazës mund të lëvizin në drejtim të jugut”, tha ai, transmeton “Tajms od Izrael”.
Ai shtoi se armata për momentin ço kryen sulme të gjera në Rripin e Gazës.
“Tani ka sulme të gjera kundër infrastruktusë terroriste, nën tokë dhe mbi tokë”, tha Hagari.
Paraprakisht dje, armata izraelite bëri të ditur se po përparon thelllë në Rripin e Gazës nga veriu dhe ka marrë pozicione përgjatë bregut. Theksohet se gjatë luftimeve janë goditur më shumë se 1.600 objekte të Hamasit.
Shefi i Shtatmadhorisë Halevi tha se armata është e gatshme “në çdo moment të fillojë ofensivë në veri”, ku është “vendosur cak që dukshëm të kthehet gjendja e sigurisë në kufij, jo vetëm drejt Rripit të Gazës”. Halevi shtoi se armata izraelite është e gatshme në çdo moment për ofensivë në veri, ku Izraeli kufizohet me Libanin.
“Kuptojmë se kjo mund të ndodhë dhe besojmë se mbrojtja jonë është e fortë”, shtoi Halevi