Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se familja katër anëtarëshe Skaik pas një kohe të gjatë është evakuuar nga Gaza dhe sot janë kthyer në vend. Osmani thekson se tani të gjitha përpjekjet janë të përqendruara në evakuimin e dy shtetasve tanë, një çift i martuar, evakuimin e të cilëve, siç thotë ai, e presin së shpejti. Evakuimi nga Gaza paraqet sfidë e veçantë diplomatike dhe mbi të gjitha konsullore, duke marrë parasysh situatën komplekse të sigurisë në atë rajon. Veçanërisht dua të falënderoj diplomatët në ambasadat tona në Kajro dhe Tel Aviv, të cilët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm si me familjen ashtu edhe me autoritetet në Egjipt dhe Izrael, ka shkruar Osmani dhe ka falënderuar Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e cila ka ndihmuar në transferimin e tyre në Shkup, si dhe Ministrinë për punë dhe politikë sociale, gjegjësisht Qendra për punë sociale në Shkup, për organizimin e akomodimit.
