Fon der Lajen: Qëndrojmë fuqishëm pranë Ukrainës

Bota Lajme

Çështja e integrimit evropian të Ukrainës, mbështetja financiare dhe ushtarake nga BE-ja për vendin, si dhe pakoja e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë, do të jenë tema kryesore e bisedës gjatë vizitës së sotme të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Kiev.

“Gjithmonë kam një paketë plot me tema për të diskutuar. Fillojmë me çështjen e zgjerimit, gjegjësisht kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Vazhdohet me temën për mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën, si dhe çështjet që lidhen me paketën e 12-të të sanksioneve”, deklaroi Fon Der Lajen.

Siç raporton DPA/ENR, ajo ka theksuar se sa herë që udhëton në Ukrainë ka një ndjenjë tensioni, gjë që është e kuptueshme sepse vendi është zonë lufte, por edhe një besim i fortë se sjell inkurajim dhe nxitje.

“Le ta bindim edhe një herë Ukrainën se qëndrojmë fuqishëm pranë asaj”, shtoi kryetarja e Komisionit Evropian.

Fon der Lajen theksoi se udhëtimi i saj i sotëm në Ukrainë është pjesë e paketës së vizitave në vendet kandidate për anëtarësim në BE para publikimit të raportit më të ri për përparimin e tyre në rrugën evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *