Bayern me fitore të madhe në fushën e Dortmund

Lajme Sport

Harry Kane ka qenë protagonist i madh i fitores së Bayern Munich kundër Borussia Dortmund në kryendeshjen e javës së Bundesligës gjermane në futboll. Anglezi ka realizuar “hat trick”.

“Signal Iduna Park” përkatësisht terreni vendas nuk i ka shërbyer skuadrës, e cila vetëm para pak ditësh arriti ta mposhtë si mysafire ekipin anglez në formë, Newcastle.
Dortmund është mposhtur sot me rezultat 0-4.
Upamecano (4′) dhe Kane (9′, 72′, 90+3′) kanë realizuar për fitoren e madhe të bavarezëve ndaj “milionerëve”.
Pas kësaj ndeshje, Bayern gjendet në pozitën e dytë në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen, ndërsa Dortmund është në vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *