Sot në Kompleksin Memorial në fshatin Sopot, ku në masakrën e vitit 1944 humbën jetën 64 banorëve të këtij fshati, mori pjesë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ai gjatë fjalimi të tij tha se gjaku nuk bëhet ujë dhe se ata nuk e harrojmë të kaluarën dhe nuk harrojnë amanetin e të parëve.
Me ngritjen e këtij monumenti bëhet për të përkujtuar të rënët, të gjithë ata të cilët menduan që bashkë në dheun që u hodhën siprit do të harrohet gjithçka. Por gjaku nuk bëhet ujë dhe gjithçka që mund të fshihet e të lahet, vetëm gjaku nuk lahet dhe nuk harrohet. Sipëri janë martirët, më poshtë ndërtohet muzeu dhe çdo gur që shohim këtu flet për një histori. Prandaj, këta gurë flasin mbi këtë kodër se ne nuk e harrojmë të kaluarën, nuk harrojmë amanetin e të parëve, prandaj ne do punojmë dhe luftojmë që t’i nderojmë.