Apel i Shukovës për shërbimet komunale në Rajonin e Pollogut: Qytetarët të paguajnë më shumë, ndërmarrjet të pastrojnë më shpesh.
Ministrja e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova nga rajoni i Tetovës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe institucioneve lokale në Rajonin e Pollogut për integrim më të madh në rpaort me çështjen e përballjes me mbeturinat. Ajo theksoi se të dy palët duhet rregullisht t’i përmbushin obligimet me qëllim që të ketë mjedis më të pastër jetësor.