SHBA-ja dhe shtetet tjera shqyrtojnë opsione të ndryshme për ardhmërinë e Rripit të Gazës, pasi Hamasi më nuk do ta kontrollojë territorin palestinez, deklaroi mbrëmë sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken.
Ai tha se statusi i tanishëm i grupit militant palestinez, Hamas në këtë enklavë dendur të banuar, nuk mund të vazhdojë, por as Izraeli nuk dlshiron të sundojë me Gazën.
Ajo që më së shumti do të kishte kuptim, tha ai, do të ishte “administratë efikase dhe e revitalizuar palestineze në Gazë”, por çështja, shtoi ai, “është nëse kjo mund të arrihet”.
“Ndërsa nëse kjo nuk arrihet, ka edhe aranzhmane tjera të përkohshme, ku mund të përfshihen edhe vende tjera nga rajoni. Kjo mund të përfshijë agjenci ndërkombëtare, të cilat do të ndihmojnë për sigurinë dhe menaxhimin”, tha Blinken. bsh/