Siç MAqedonia e Veriut përparon në reforma, ajo hap rrugën e saj drejt BE-së, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit të sonte me presidentin Stevo Pendarovski në Shkup.
“Me padurim presim t’ju urojmë mirëseardhje,për identitetin tuaj të veçantë dhe për gjuhën tuaj, gjuhën maqedonase”, tha Von der Leyen, duke shprehur kënaqësinë që turneu i saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor në tre ditët e ardhshme fillon pikërisht nga Shkupi.