“Kaos total dhe panik”, zyrtari izraelit: Rreth 100 avionë luftarakë bombarduan Gazën gjatë natës

Lajme Maqedoni

Kreu i Operacioneve të Forcave Ajrore të Izraelit, Gilad Keinan deklaroi se rreth 100 avionë luftarakë janë përdorur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës me qëllim që sipas tij, të shkatërrohen qindra objektivë të Hamasit.

“Qëllimi i forcave ajrore është i qartë – të shkatërrojë gjithçka që preket nga dora e Hamasit”, deklaroi Keinan, cituar nga forcat izraelite përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Ndërkohë, situata në Gaza është më kaotike se asnjëherë gjatë këtij muaji. Korrespondenti e BBC News në Gaza, Rushdi Abualouf, raporton për bombardime në një shkallë që nuk janë parë më parë.

“Pati një bombardim të madh në veri të Rripit të Gazës në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Flakët e mëdha mund të shiheshin duke u ngritur në qiell, dukej se ata po përdornin lloje të ndryshme bombash. Në spitalin këtu shoferët e ambulances, thanë se nuk mund të komunikonin me askënd. Ka panik kudo, madje edhe këtu në Khan Younis, ku bombardimet ishin më të pakta, pasi njerëzit përpiqen të kontaktojnë anëtarët e familjes në zona të tjera për të kontrolluar nëse janë të sigurt, por telefonat janë ndërprerë. Është kaos total”, raporton BBC News.

Sjellim në vëmendje se mbrëmjen e djeshme, zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se forcat tokësore po zgjerojnë operacionin tokësor në rripin e Gazës dhe ushtria po i afrohej një sulmi të plotë në territor./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *