Sipërmarrësi amerikan Elon Musk tha sot se sistemi satelitor Starlink i kompanisë së tij SpaceX do të sigurojë një lidhje interneti për “organizatat e njohura ndërkombëtarisht të ndihmës” që punojnë në Gaza.
Në një postim në platformën X, Musk sqaroi se është e paqartë se kush e kontrollon internetin në Gaza, por “ne e dimë se asnjë terminal nuk ka kërkuar lidhje në këtë zonë”.
Ndërprerja e telefonit dhe e internetit i izoloi banorët e Rripit të Gazës nga pjesa tjetër e botës dhe nga njëri-tjetri.
Është e pamundur të telefonosh të afërmit, të thërrasësh ambulanca ose të konsultohesh me partnerët në këtë enklavë pasi Izraeli ka zgjeruar operacionet e tij ajrore dhe tokësore