Lufta e përgjakshme në Gaza, Spanja thirrje BE-së: Kërkoni armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme

Bota Lajme

Bashkimi Europian nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për çështjen e armëpushimit në Gaza.

Ndaj kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez kërkoi që BE të dalë me një deklaratë, ku të kërkohet armëpushim i menjëhershëm, por disa vende nuk ishin dakord me këtë formulim, ndaj u vendos që BE të bëjë thirrje për armëpushim. Ndër të tjera, Sanchez propozoi që brendsa gjashtë muajsh BE të mbajë një konferencë paqeje për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Në takimin e 27 vende vetë Bashkimit Europian, Spanja bëri presion që BE të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm, por disa vende e kundërshtuan formulimin”, tha Sanchez në një konferencë shtypi në Bruksel.

Kryeministri spanjoll theksoi se në vend të kësaj, vendet anëtare ranë dakord të bënin thirrje për pauza humanitare dhe hapjen e korridoreve të ndihmës për civilët e Gazës, si një mënyrë për të arritur një konsensus.

“Në këmbim të kompromisit, Bashkimi pranoi propozimin e Madridit për një konferencë paqeje, e cila përfshin një shtytje të ripërtërirë për një zgjidhje mes dy shtete në konfliktit”, vijoi Sanchez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *