Qendra për Menaxhim me Krizat informoi se është duke iniciuar procedurë para ministrive kompetente të Bujqësisë dhe Ekologjisë, të kryejnë vlerësim nëse janë plotësuar kushtet për gjuajtje të ariut në zonën e Komunës Mavrovë dhe Rostushë. Drejtori i QMK-së Stojançe Angellov në konferencën për shtyp theksoi se bëhet fjalë për një ari i cili më 23 tetor sulmoi dhe lëndoi një 76-të vjeçar nga Pllasnica.
