Ambasadorja e SHBA-së për vizitë në Gjykatën Supreme: Gjyqësori nuk guxon të jetë nën presion të politikës

Bota Lajme

Gjyqësori nuk guxon të jetë nën presion të politikës dhe nuk duhet të lejojë përzierje të autoriteteve tjera në marrjen e vendimeve gjyqësore, të cilat duhet të bazohen në ligjet, është theksuar në takimin e sotëm mes kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi dhe ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, në të cilën morën pjesë edhe gjyqtarë tjerë nga organi më i lartë gjyqësor. “Nevojitet të respektohet parimi kushtetues i ndarjes së pushtetit, ndërsa gjyqtarët të lirohen nga çfarëdo ndikimi. Roli thelbësor për pavarësinë e gjyqësorit ka edhe transparenca si një nga faktorët më të rëndësishëm për perceptimin dhe besimin publik. Me rëndësi thelbësore është edhe zbatimi konsekuent i standardeve evropiane dhe respektimi i vlerave jurudike”, theksuan bashkëbiseduesit

Në këtë drejtim, në takim është theksuar se pavarësia e gjyqësorit është garancia më e fuqishme për sundimin e drejtësisë dhe se intergriteti i gjykatësve paraqet faktor kyç për realizimin e parimeve të gjyqësorit të pavarur.

“Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler theksoi se nevojitet të jepet mbështetje e fuqishme për angazhimet e këtilla për gjyqësorin e pavarir dhe transparent dhe se aktivitetet e Gjykatës Supreme në këtë drejtim japin konribut kyç në procesin reformues”, njoftojnë nga Gjykata Supreme. m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *