(VIDEO) Papa Françesku mesazh të përzemërt të rinjve shqiptarë: Punoni për atdheun tuaj, ka nevojë për ju

Bota Lajme

Papa Françesku surprizoi shqiptarët ditën e sotme me një video përshëndetëse.

Videoja, e publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit, Arjan Dodaj, i dedikohej të rinjve shqiptarë. Një thirrje e përzemërt për ata që punojnë për atdheun e tyre, pasi atdheu ka nevojë për ta, thotë Papa.

“Për ju të rinj shqiptarë, një urim i përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, thotë Papa në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *