Ende nuk po nisë ndërtimi i Qarkores së Tetovës. U tha se do të nisë në shtator, por ky afat tashmë është shkelur.
“Shpresojmë që nga shtatori do të shihni mekanizmat që do punojnë, kjo është shumë e rëndësishme për Tetovën”, tha Ejup Rustemi – drejtor np “Rrugët shtetërore” (01.06. 23).
Në një prononcim tjetër drejtori i NP “Rrugët shtetërore” tha se mekanizmat do të nisin me punë në fillim të tetorit.
“…nga fillimi i tetorit të fillojë edhe me ndërtimin e qarkores së Tetovës e cila do të mundësojë zvogëlimin e komunikacionit brenda Tetovës” , deklaroi Ejup Rustemi – drejtor np “Rrugët shtetërore”.
Në paraqitjen e tij të fundit, Rustemi tha se tashmë kompania e ndërtimit është zgjedhur, dhe se po pritet vetëm leja për ndërtim, me çka siç shtoi, kah fundi i tetorit punimet do të fillojnë.