Qeveria në mbledhjen e djeshme nuk ka sjellë vendim si ti ulë pagat e funksionarëve të cilët në muajn mars me vendim të Gjykatës Kushtetuese u rritën me 78 %., por kryeministri Kovacevski tha se në javët e ardhëshme do të kërkohet mënyrë që do të jetë e qëndryshme lidhur me pagat e funksionarëve.
“kërkohet zgjidhje e qëndrueshme që të mos e hedhë poshtë Gjykata kushtetuese. Ministrat do të punojnë në ditët e ardhëshme që të arrihet harmonizimi I pagave në nivel që të jetë I pranueshëm. Javët e ardhëshme pres që të dalin me një vendim para qeverisë dhe të shkojë në parlament”, tah Dimitar Kovacevski.